Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë në qendër të revoltës së të rinjve, kryeministri ka vendosur të hapë një tjetër front brenda administratës shtetërore, atë të dorëheqjeve të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.
Urdhri u është komunikuar ministrave më 22 tetor, ndërsa procesi pritet të nisë sot, më 23 tetor, me afat deri të hënën, më 26 tetor, për dorëzimin e dorëheqjeve dhe raporteve të punës. Nga procesi përjashtohen institucionet e arsimit, shëndetësisë dhe Policia e Shtetit.
Lista e doreheqjeve:
Ministria e Drejtësisë
1.Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
2.Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit
3.Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
4.Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
5.Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor
Infrastruktura dhe Energjia
6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit
7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së
8. Elisian Bici, administrator i OST-së
9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it
10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare
11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol
Agjencitë dhe institucionet shtetërore
12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek
13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s
16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së
17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Financat dhe Ekonomia
18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave
19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.










Discussion about this post