Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe iu kanë vënë zjarrin shilteve.
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë.
Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve.
Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.












Discussion about this post