GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj personave të përfshirë në protesta të dhunshme, përfshirë kufizimin e hyrjes së tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Në një përgjigje për BIRN, zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi se vendimet për lejimin ose refuzimin e hyrjes në territorin e vendeve anëtare janë kompetencë e vetë shteteve, në përputhje me legjislacionin evropian dhe atë kombëtar.

“Vendimet për lejimin ose refuzimin e hyrjes në territorin e shteteve të veçanta anëtare të BE-së bien në kompetencën e shteteve anëtare përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së dhe atë kombëtar”, thuhet në përgjigjen e Komisionit.

Reagimi vjen pasi Rama njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave, duke përmendur edhe mundësinë e kufizimit të lëvizjes së tyre drejt vendeve të BE-së.

Çështja ngre pikëpyetje edhe në raport me nenin 38 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili garanton të drejtën e qytetarëve për të dalë lirisht jashtë vendit. Ndërkohë, Komisioni Evropian nënvizoi se Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim, duhet të respektojë legjislacionin kombëtar dhe detyrimet ndërkombëtare që lidhen me lëvizjen e shtetasve.

Komisioni komentoi gjithashtu shqetësimet e ngritura nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e protestuesve të ndaluar në komisariate. Sipas gjetjeve të raportuara, janë evidentuar probleme serioze, përfshirë mbipopullimin e dhomave të sigurisë, ankesa për trajtimin e të miturve dhe përdorimin joproporcional të forcës nga policia.

“BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në kontekstin e negociatave të anëtarësimit”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Brukseli theksoi se pjesëmarrja në protesta paqësore është një e drejtë themelore në vendet demokratike, ndërsa nënvizoi se dhuna nuk ka vend dhe se autoritetet duhet të garantojnë rendin publik në përputhje me ligjin.

Sipas qëndrimit të Komisionit, personat përgjegjës për akte dhune duhet të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave ligjore, ndërsa çdo reagim i autoriteteve duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Etiketa: Komisioni EuropianRamareagim

Lajme të lidhura

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve
Breaking Views

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26
A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Para
A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24...

Lexo më shumë
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26
A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com