Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin “Niko Dovana”.
Trajneri i ri i verdhebluve, Glen Daja, ka folur në prag të sfidës, teksa e nis në “sulm”. “E dimë që përpara kemi një ndeshje të vështirë.
Ua kam thënë djemve që në Durrës do të shkojmë të futemi në fushë vetëm për fitore. Elbasani është një ekip që ka potencial dhe javët e para nuk shihet shumë pjesa e renditjes.
Jemi të mobilizuar për të marrë maksimumin dhe kam shumë besim se do t’ia dalim”, tha Glen Daja. Elbasani vjen pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut.
Po sot do të luhen edhe 3 ndeshjet e javës së 8-të në “Abissnet Superiore”.
Fillimisht do të jenë Laçi – Vora dhe Partizani – Skënderbeu, skuadrat e para që do të zbresin në fushën e lojës, takime këto që do të nisin prej orës 13:30.
Kurbinasit duan me çdo kusht të kthehen te fitorja e cila mungon prej 3 ndeshjesh në kampionat, ndërsa vorakët duan të vazhdojnë ritmin pozitiv pas fitores me Partizanin.
Në anën tjetër, Partizani ndodhet në nevojë pikësh dhe natyrshëm, fitorja është i vetmi kusht për të zbritur në stadiumin e Vorës, teksa edhe Skënderbeu nuk pritet të bëjë hapa pas.
Mbrëmja rezervon edhe një duel tjetër tepër interesant, Vllaznia – Tirana.
Nisur dhe nga forma që gëzojnë të dyja skuadra në “Loro Boriçi” presim një përballje të luftuar që pritet në nisë në 18:30.









Discussion about this post