GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri ditë qetësie u pasuan nga një e shtunë përplasjesh të ashpra në rrugët e kryeqytetit, raporton Deutsche Welle. Dita e 12 e protestës studentore pati molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili, vetëm pak orë përpara protestës, përsëriti ftesën për dialog, por edhe akuzat për grupe të dhunshme të infiltruar mes tyre. Bilanci i përplasjeve ishte 13 të lënduar, mes protestuesve, policisë dhe përfaqësuesve të medias.

Studentët nuk tërhiqen

Ora 14:00 i gjeti studentët sërish përpara Ministrisë së Arsimit. Përplasjet me policinë nisën vetëm pak minuta më vonë, për t’u përshkallëzuar përgjatë pasdites e deri në mbrëmje, në rrugë, sheshe e zona të ndryshme të Tiranës.

Koshave të mbeturinave dhe objekteve të tjera iu vu zjarri, ndërsa flakët përfshinë edhe derën e Ministrisë së Mjedisit. Në drejtim të Bankës së Shqipërisë u hodhën molotovë, ndërsa policia ndërhyri me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit.

 

 

Përplasjet lanë pas 13 të lënduar: tetë protestues, tre efektivë policie dhe dy përfaqësues të medias.
Mes tymit, flakëve dhe përplasjeve me forcat e rendit, protestuesit vijuan të kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer ditën e 12-të në një nga episodet më të tensionuara të protestave.

Rama kërkon dialog, por bën akuza

Kryeministri Edi Rama e nisi edhe këtë të shtunë me një tjetër ftesë për dialog, për t’u rikthyer vetëm pak orë më vonë me akuza për grupe të dhunshme të infiltruar në protestën studentore. Përpara Kryeministrisë, një stol i madh betoni mbante fletë me mbishkrimin “Dialog”, një gjest simbolik që kreu i qeverisë e përsërit prej pesë ditësh.

Por brenda paradites, Rama doli përkrah ministrit të Brendshëm Ervin Demo, duke folur për persona me precedentë kriminalë, grupe të radikalizuara dhe individë të nxitur e të paguar për të ushtruar dhunë. Kryeministri tërhoqi paralele me protestat në Francë dhe Itali, duke bërë të ditur se Shqipëria po bashkëpunon me këto dy vende për masa të reja sigurie.

“Duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona, flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër” – u shpreh Rama.

Krahas akuzave dhe paralajmërimeve për masa ndaj dhunës, Rama pranoi se një pjesë e pakënaqësive që kanë nxitur protestën janë legjitime. Ai përmendi shtrenjtimin e jetesës, vështirësitë e strehimit dhe kërkesat për më shumë meritokraci e barazi sociale. Ai premtoi masa konkrete.

“Ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije dhe cilat do të jenë masat që do të marrim” – deklaroi kryeministri.

13 të lënduar nga përplasjet

Përplasjet lanë pas 13 të lënduar: tetë protestues, tre efektivë policie dhe dy përfaqësues të medias. Nëntë prej tyre u paraqitën në Spitalin e Traumës, mes të cilëve një protestues me dëmtime në sy.

“Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën”- njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në QSUT morën trajtim një protestues dhe një efektiv policie, të cilët më pas lanë spitalin.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) raportoi dy incidente të tjera ndaj gazetarëve gjatë protestës së së shtunës, duke e çuar në 45 numrin e rasteve të dokumentuara ose të raportuara nga 13 deri më 24 tetor. Mes tyre përfshihen dhuna fizike, kërcënimet, pengimi i raportimit dhe sulmet verbale ndaj përfaqësuesve të medias.

DW

Etiketa: Deutsche WelleKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, dhunohet qytetari nga 2 efektivë të FNSH-së, përfundon te Trauma me fraktura
Breaking Views

Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, dhunohet qytetari nga 2 efektivë të FNSH-së, përfundon te Trauma me fraktura

12:04 - 25/10/26
Rama bën gogolin ndaj protestuesve: Burg, kush mbulon fytyrën, për thirrjet në rrjetet sociale, ndalim i lëvizjes…
Breaking Views

Rama bën gogolin ndaj protestuesve: Burg, kush mbulon fytyrën, për thirrjet në rrjetet sociale, ndalim i lëvizjes…

12:03 - 25/10/26
Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit

12:00 - 25/10/26
Para
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, dhunohet qytetari nga 2 efektivë të FNSH-së, përfundon te Trauma me fraktura
Breaking Views

Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, dhunohet qytetari nga 2 efektivë të FNSH-së, përfundon te Trauma me fraktura

12:04 - 25/10/26

Një qytetar, i identifikuar si Lorenc Bezati, raportohet se është dhunuar nga dy efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë...

Lexo më shumë
Rama bën gogolin ndaj protestuesve: Burg, kush mbulon fytyrën, për thirrjet në rrjetet sociale, ndalim i lëvizjes…

Rama bën gogolin ndaj protestuesve: Burg, kush mbulon fytyrën, për thirrjet në rrjetet sociale, ndalim i lëvizjes…

12:03 - 25/10/26
Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit

12:00 - 25/10/26
“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

11:20 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com