Një qytetar, i identifikuar si Lorenc Bezati, raportohet se është dhunuar nga dy efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), teksa po kthehej në shtëpi me bukë me vete. Sipas denoncimit të publikuar nga Aulon Kalaja, Bezati është goditur me shkelma, grushte dhe shkopinj gome nga efektivët e policisë.
Pas dhunës barbare, qytetari është shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por për shkak të dhimbjeve të forta është dërguar më pas në Spitalin e Traumës, ku mbahej i arrestuar nën shoqërimin e dy efektivëve të policisë.
Postimi i Plotë:
Lorenc Bezati është shembur në shkelma, grushta dhe shkopa gome nga policia. Është shoqëruar pastaj në Komisariatin 1 dhe si pasojë e dhimbjeve të fuqishme është dërguar në spitalin ushtarak, ku mbahej i arrestuar me 2 policë. Lorenc Bezatin e kam njohur në protestë dhe me përgjegjësi e them se është njeri shembullor, baba i 2 fëmijëve. Turp o barbarë!
gijotina.com/










Discussion about this post