GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa 28-vjeçari Erjon Vishkulli rrezikon të humbasë shikimin pas plagosjes me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestuesve dhe atyre që i akuzon si nxitës të dhunës, duke përdorur shprehje si “kriminelë”, “të paditur” dhe “errësira”.

Në një postim në platformën X, Rama e cilëson pjesëmarrjen në protestat e dhunshme si të rrezikshme, ndërsa fajëson personat që, sipas tij, organizojnë dhe nxisin përplasjet me policinë.

Kryeministri nuk i kursen akuzat as ndaj të rinjve të përfshirë në protesta, duke pretenduar se mes pjesëmarrësve ka persona të paguar, kriminelë, të rinj të paditur dhe fëmijë të mitur.

“Lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur”, shkruan Rama.

 

 

Deklarata vjen pas plagosjes së rëndë të Erjon Vishkullit, i cili ka treguar se u godit papritur në sy gjatë protestës, ndërsa ndodhej rreth 30 metra larg forcave të policisë. Sipas dëshmisë së tij, pas goditjes bëri vetëm disa hapa dhe u rrëzua në tokë.

Postimi i Plotë:

Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje. Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?! 

Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur. Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: 

Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë! Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni. Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë
Breaking Views

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26
Para
AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AFP: "Zvërneci" kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Tenderi që po raportojmë, “Uniforma për nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” ShA” e ka fondin limit 158,297,370.00 Lekë pa TVSH....

Lexo më shumë

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26
AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

14:00 - 25/10/26
“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

13:32 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com