Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe rrezikon të humbasë shikimin. Në një intervistë për News24, Pasha deklaroi se kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë të riut, por ishte penguar të afrohej, pavarësisht se ishte prezantuar si mjek. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si u transportua i plagosuri, duke pretenduar se Vishkulli ishte futur fillimisht në një ambulancë të policisë, por më pas ishte zbritur prej sa
“Ishte një moment kur pashë një person në anën tjetër të Lanës, që ishte shtrirë dhe rreth tij ishin mbledhur disa persona. Mendova se ishte një moment asfiksie nga gazi. Kur pashë që situata po zgjaste, tentova të vrapoja drejt tij, por nuk më lejuan. Isha vetëm. Hoqa maskën, syzet dhe u prezantova që të më njihnin. Doja ta ndihmoja, por u pengova”, deklaroi ai.
Mjeku ngriti më pas një pyetje për autoritetet, duke kërkuar të sqarohet se përse i plagosuri, sipas tij, u zbrit nga automjeti ku ishte vendosur fillimisht.
“Si ka mundësi që hipi në ambulancën e policisë dhe më pas u zbrit? Kush e dha urdhrin? E mori një ambulancë që rrinte te radhët e policisë, një fuoristradë e transformuar në ambulancë, një nga ato që transportonin edhe gaz lotsjellës”, u shpreh mjeku.










Discussion about this post