Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas humbjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare, duke e cilësuar fitoren e lëvizjes studentore si një mesazh për pushtetet në rajon.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji tha se pas dy vitesh përballjeje, studentët sfiduan jo vetëm pushtetin e Vuçiçit, por edhe partitë tradicionale të opozitës në Serbi, të cilat, sipas tij, humbën besimin e qytetarëve.
“Mesazhi është i qartë, reagimi qytetar shpërblehet, autokracitë bien”, shkroi Salianji.
Duke e lidhur zhvillimin në Serbi me politikën shqiptare, ish-deputeti i PD-së deklaroi se kryeministri Edi Rama është, sipas tij, “i fundit në Ballkan dhe Evropë” që do të largohet nga pushteti.
“Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë autokraci nuk është e pathyeshme”, përfundoi Salianji.
Reagimi i plotë:
Pas një beteje dyvjeçare, lëvizja studentore në Serbi i dha goditjen vendimtare pushtetit të Aleksandar Vuçiçit, duke e nxjerrë në opozitë. Studentët sfiduan njëkohësisht edhe partitë tradicionale të opozitës që refuzuan të reformoheshin. Partitë opozitare dolën nga skena politike dhe u kthyen në relike të historisë!
Mesazhi është i qartë: reagimi qytetar shpërblehet, autokracitë bien, opozitat që luftojnë për të mbrojtur karriget e tyre fshihen nga harta politike dhe alternativa sjell ndryshimin.
Aleksandar Vuçiç është autokrati i parafundit që largohet. Edi Rama është i fundit në Ballkan dhe Europë!
Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë autokraci nuk është e pathyeshme. Kur qytetarët ngrihen dhe opozita e vjetër humbet besimin e tyre, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.
Fundi i Ramës është më afër se kurrë!










Discussion about this post