GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Taksat e reja dhe bursat çojnë naftën në nivele rekord  

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksat e reja dhe bursat çojnë naftën në nivele rekord  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj.

Në pikat e tregtimit të “Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 192 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 194 lekë, po me rritje prej 8 lekësh.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 192 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë, ndërsa është afër niveleve më të larta që nga nëntori i vitit 2014. Nafta e papërpunuar është rritur ndërsa ekonomitë rikuperohen nga pandemia e COVID-19 dhe kërkesa gjallërohet.

Një tjetër arsye lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prëj 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 190-200, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 38 lekë më shumë se 10 vite më parë.

Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve të rishikohet çdo tre muaj. Vetëm nga indeksimi i inflacionit nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër./ MONITOR

Etiketa: naftataksa

Lajme të lidhura

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh
Aktualitet

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

11:39 - 09/05/26
Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës
Aktualitet

Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës

10:50 - 09/05/26
8 kompani të miqve të Ramës marrin nga Dogana “statusin e besueshmërisë”
Aktualitet

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur

10:09 - 09/05/26
Para
Pesë fshatra në Lezhë mbeten pa drita, u dëmtua…

Pesë fshatra në Lezhë mbeten pa drita, u dëmtua…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

Korreshi: Qeveria po tallet me parlamentin, ndërsa ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ndaj skandaleve

09:06 - 11/05/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, akuzon qeverinë për bllokim të kontrollit parlamentar dhe mosrespektim të institucioneve kushtetuese.  Korreshi u...

Lexo më shumë
Luftuan edhe në Kosovë dhe u akuzuan për krime lufte, qeveria serbe financon veteranët e Beretave të Kuqe

Luftuan edhe në Kosovë dhe u akuzuan për krime lufte, qeveria serbe financon veteranët e Beretave të Kuqe

08:54 - 11/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:01 - 11/05/26
Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 71-vjeçari (Emri)

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 71-vjeçari (Emri)

07:56 - 11/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Maj 2026

07:40 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com