GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit 2027.

Ajo ka paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mund të sjellë kosto shtesë për kompanitë dhe të frenojë interesin e investitorëve të huaj.

Në një reagim publik, përfaqësuesit e biznesit gjerman kanë kritikuar mënyrën se si është hartuar paketa.

Ata kanë theksuar se kompanitë nuk janë përfshirë në konsultime paraprake dhe nuk kanë pasur mundësi të njihen në kohë me propozimet për ndryshimet ligjore.

Sipas shoqatës, mungesa e transparencës dhe konsultimit krijon pasiguri për sipërmarrjet, ndërsa parashikueshmëria e politikave fiskale është një element thelbësor për vendimmarrjen e investitorëve vendas dhe të huaj.

Edhe pse DIHA vlerëson disa prej lehtësive të propozuara, si ulja e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe reduktimi i tatimit mbi të ardhurat për shtresën e mesme, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën se si do të financohen këto masa. Përfaqësuesit e shoqatës i bëjnë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të rishikojnë masat e propozuara, të zhvillojnë konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit dhe të parashikojnë një periudhë tranzitore për zbatimin e ndryshimeve.

“DIHA shpreh keqardhjen që komuniteti i biznesit nuk u përfshi në procesin e hartimit të paketës. Projektligjet nuk u publikuan për konsultim publik ndërsa tekstet përfundimtare iu paraqitën Këshillit Tatimor vetëm pak kohë përpara dorëzimit në Parlament.

Një kuadër tatimor i parashikueshëm mbetet një nga faktorët kryesorë që investitorët gjermanë dhe të huaj marrin në konsideratë kur vendosin se ku të investojnë. Të marra së bashku, këto rritje mund të kufizojnë burimet financiare që kompanitë kanë në dispozicion për riinvestime, modernizim dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, deklaron shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.

 

Etiketa: Bizneset gjermaneInvestimetKryesore1paketa fiskale 2027Shqiperi

Lajme të lidhura

“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë
Aktualitet

“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë

16:25 - 06/11/26
“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!
Aktualitet

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri
Aktualitet

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

16:42 - 06/11/26

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kundërshtuar disa prej ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit...

Lexo më shumë
“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë

“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë

16:25 - 06/11/26
“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com