GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Visar Mehmeti, një nga dy deputetët shqiptarë që siguruan mandat në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, nuk e përjashton mundësinë që shqiptarët të bëhen pjesë e qeverisë së re. Për Report TV, ai tha se pret një ftesë për bisedime pas certifikimit të rezultateve, por theksoi se nuk pret ndryshime në qëndrimin e Serbisë ndaj njohjes së Kosovës.

“Partia fituese do të ftojë pakicat në këtë rast. Pa dyshim që do të kemi ftesë të ulemi e të shqyrtojmë çështjen e qeverisë. Ne kemi një marrëveshje që do të ulemi e të diskutojmë si shqiptarë, duke shpalosur platformën tonë”, tha Mehmeti.

Ai u shpreh se rezultati me dy mandate është pozitiv, megjithëse synimi ishte sigurimi i tre vendeve në parlament.

“Padyshim që është rezultat i mirë, por ndoshta shumë i mirë, ndonëse ne synonim 3 ulëse. Mbrëmë ishim shumë pranë ulëses së tretë, por fakti që dalja ka qenë masive në zgjedhje na pamundësoi që të siguronim ulësen e tretë në parlament”, tha ai.

Sa i përket Listës Studentore, Mehmeti tha se mbetet për t’u parë qëndrimi i saj ndaj shqiptarëve.

“Lista Studentore ka shumë enigma, sepse nuk dihet çfarë ka në atë grupacion të madh. Aty ka studentë, liberalë, konservatorë, radikalë, ndaj ne jemi optimistë në këtë drejtim, por si fillim duhet të ulemi e të shohim qasjen direkte ndaj nesh”, u shpreh ai.

Për Kosovën, deputeti shqiptar nuk pret ndryshim në qëndrimin e Beogradit.

“Sa i përket Kosovës, qasja do të jetë e njëjtë. Çdo parti politike në Serbi, ashtu janë krijuar dhe nuk mund të ketë diçka ndryshe. Mund të ketë ndoshta ndryshime të vogla simbolike, por te çështja e njohjes nuk do të ketë dallime”, deklaroi Mehmeti.

I pyetur për protestat në Shqipëri, ai tha se situata është shqetësuese dhe se protestat mund të arrijnë në të njëjtën pikë me ato në Serbi.

“E kemi ndjekur me shumë vëmendje situatën në Shqipëri. Është shqetësuese! Dallimi me protestat në Serbi është se nuk kanë qenë të njëjta sa i përket dhunës dhe problemeve. Ndoshta është herët për të hequr një paralele. Sipas të gjitha gjasave, do të arrijë të njëjtën pikë si protesta në Serbi”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Visar Mehmeti

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Para
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com