“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do të luhen 3 ndeshjet e javës së 9-të, ku spikasin një sërë përballjesh interesante.
Vora – Vllaznia do të ngre siparin, ndeshje e cila do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiumin “FK Vora”, ora 13:30. Vorakët vijnë me pretendime të mëdha për t’u rikthyer tek pikët, njëjtë si Vllaznia që nuk do të heqë “këmbën nga gazi” pas fitores së rëndësishme në Klasiken e Shqipërisë ndaj Tiranës.
Sa i përket dueleve të tjera, Elbasani pret Partizanin në një duel që premton shumë emocione, përtej hierarkisë që gëzojnë në klasifikim këto dy skuadra. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet prej orës 18:30, njëjtë siç ajo mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë.
Të dy këto skuadra vijnë nga fitoret, çfarë e “ndez” akoma më shumë këtë duel për ambiciet që gëzojnë në kampet respektive, por edhe për nivelin e lojës që do të aplikojnë në fushë. Duelet që do të mbyllën fazën e parë përkojmë me derbin e qytetit, Tirana – Dinamo në “Niko Dovana”, ora 13:30 dhe përballja direkte për kreun mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë. Dy sfida që do të luhen ditën e nesërme.










Discussion about this post