GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

në Aktualitet, Ekonomi, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar mbështetjen e bizneseve për protestën e studentëve si shprehje të pakënaqësisë ekonomike që, sipas saj, prek sipërmarrjet, shtresën e mesme dhe familjet shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u ndal te tabelat me mbishkrimin “Jemi me ju!”, të vendosura, siç tha ajo, në hyrje të shumë bizneseve.

Sipas deputetes, ky mesazh shkon përtej solidarizimit me studentët dhe pasqyron shqetësime të përditshme për gjendjen e ekonomisë.

Tabaku tha se bizneset po përballen me më pak klientë dhe rënie të xhiros. Ajo pretendoi se rritja e taksave, përfshirë ato që lidhen me buxhetin e ardhshëm, rëndon mbi biznesin e mesëm dhe njerëzit e punës.

“Mllefi i kësaj proteste është dhe një mllef ekonomik”, u shpreh ajo, duke e lidhur pakënaqësinë me vështirësitë e familjeve për të përballuar shpenzimet deri në fund të muajit.

Deputetja e PD-së e lidhi protestën edhe me gjendjen ekonomike të të rinjve. Ajo deklaroi se të rinjtë e moshës 18–35 vjeç kanë të ardhura për frymë prej 5.700 eurosh në vit, nivel që e cilësoi më të ulët se në vendet e Bashkimit Europian dhe të dytin më të ulët në rajon.

Duke folur për kostot e jetesës, Tabaku pretendoi se shpenzimet për shportën janë rritur nga 250 mijë lekë të vjetra dhjetë vjet më parë në 450 mijë lekë të vjetra sot. Ajo ia atribuoi rritjen e çmimeve taksave, mungesës së konkurrencës, monopoleve dhe asaj që e cilësoi kapje të tregjeve e të shtetit dhe korrupsion.

Sipas Tabakut, mbështetja e bizneseve për protestuesit lidhet me kërkesën për luftë kundër korrupsionit dhe përmirësim të kushteve ekonomike. Ajo tha se bizneset, shtresa e mesme dhe të rinjtë bashkohen në kërkesën për “një ekonomi më të ndershme” dhe “një sistem që punon për të gjithë e jo për pakicën”.

“JEMI ME JU!” Është tabela që sot ndodhet në hyrje të shumë bizneseve. Janë më shumë se tri fjalë solidarizimi. Është një realitet, është një shqetësim i përditshëm.

“JEMI ME JU!”, sepse e ndiejnë që sot klientët janë më pak, se xhiroja e biznesit ka rënë, se taksat janë rritur edhe me këtë buxhet që vjen. Ato dëmtojnë pikërisht shtresën që punon, biznesin e mesëm, shtresën e mesme, njerëzit e punës.

Mllefi i kësaj proteste është edhe një mllef ekonomik. Është një mllef që vjen nga pamundësia e familjeve shqiptare për t’ia dalë deri në fund të muajit. Është njëkohësisht një thirrje e rinisë, e atyre 18–35 vjeç që sot kanë 5.700 euro të ardhura për frymë në vit, niveli më i ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian dhe i dyti më i ulët në rajon.

“JEMI ME JU!” vjen nga ato biznese që e kanë të pamundur të përballojnë barrën e taksave të rritura.

“JEMI ME JU!” vjen edhe nga familjet që deri para dhjetë vitesh paguanin 250 mijë lekë të vjetra për shportën, ndërsa sot paguajnë 450 mijë lekë të vjetra. Një rritje çmimesh jashtë çdo realiteti ekonomik, që vjen nga rritja e taksave, nga kapja e tregjeve, nga mungesa e konkurrencës, nga monopolet, nga kapja e shtetit dhe nga korrupsioni.

Prandaj sot biznesi është me protestuesit. Prandaj sot çdo shtresë që punon ndershmërisht është kundër kësaj qeverie, është me protestuesit, është në mbështetje të luftës kundër korrupsionit, të një ekonomie më të mirë dhe të çdo iniciative që vjen për biznesin.

Sepse sot kushdo që punon ndershmërisht — shtresa e mesme, bizneset, shoqëria, të rinjtë — për t’ia dalë deri në fund të muajit, ka vetëm një thirrje: për një ekonomi më të mirë, një ekonomi më të ndershme, për një sistem që punon për të gjithë e jo për pakicën.

Prandaj sot biznesi është me thirrjen e protestës edhe për arsye ekonomike.

 

Etiketa: biznesetKryesore1protestaTabaku

Lajme të lidhura

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Aktualitet

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Para
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt...

Lexo më shumë
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

11:56 - 28/10/26
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:48 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com