Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore pranë GJKKO-së, duke i dhënë një shuplakë Maks Haxhisë i cili inicioi bojkotin.
Vendimi u mor më 28 tetor 2026, pas kërkesës së Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare (SHAASH).
GJKKO ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së.
Si palë e tretë në këtë çështje, GJKKO gjatë procesit ka paraqitur parashtrimet e saj me shkrim, duke shprehur qëndrimin institucional se aktet e kundërshtuara janë nxjerrë në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, efektet e vendimeve të mësipërme të bojkotit janë pezulluar për shkak të marrjes së masës së sigurimit të padisë.
“Mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së.
Gjykata Administrative e Apelit, në çështjen administrative nr. 580001-03055-86-2026, me palë paditëse Shoqatën e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare (SHAASH), palë të paditur Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë dhe palë të tretë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në dhomë këshillimi, më datë 28.10.2026, vendosi pranimin e kërkesës, marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke vendosur pezullimin e zbatimit të vendimeve të marra nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë me nr. 245 prot., datë 08.09.2026, “Për bojkotimin nga avokatët të seancave gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe me nr. 268 prot., datë 23.09.2026, “Për vazhdimin dhe përshkallëzimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së”.
Në kuadër të këtij gjykimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e thirrur në cilësinë e palës së tretë, paraqiti parashtrimet e saj me shkrim, duke shprehur qëndrimin institucional se aktet e kundërshtuara janë nxjerrë në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, efektet e vendimeve të mësipërme të bojkotit janë pezulluar për shkak të marrjes së masës së sigurimit të padisë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Maks Haxhia e nisi bojkotin e avokatëve duke i ndaluar të marrin pjesë në seancat gjyqësore në GJKKO si një shërbim ndaj klientëve të tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur sot të pezullojë bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë, për të vijuar me proceset gjyqsore në GJKKO.
gijotina.com/










Discussion about this post