GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kalaja thirrje Veliajt: Organizo urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti dhe kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të organizojë një revoltë nga burgu i Fierit kundër kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” , Kalaja pretendoi se ka pasur përpjekje që të burgosurit të dalin në protestë. Ai ngriti gjithashtu akuza për gardianët e burgut, duke deklaruar se, sipas informacioneve që disponon, pajisjet e magazinave të burgjeve janë dërguar në protestë.

“Organizo revoltën nga burgu i Fierit sa më urgjentisht. Duhet të dalin. Ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë. Është në kohë, se është kundër Edi Ramës në këto momente. Ka kredon politike, e ka edhe personale”, u shpreh Kalaja.

Ai shtoi se një revoltë e tillë mund të shkaktonte, sipas tij, një efekt zinxhir, ndërsa pretendimet për pajisjet e burgjeve nuk i shoqëroi me prova në deklaratën e cituar.

Kalaja komentoi edhe transferimin e Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, të cilin e cilësoi si hakmarrje politike nga ana e kryeministrit Rama. Sipas tij, ky veprim erdhi pasi Veliaj foli për protestat studentore në Serbi dhe zhvillimet që çuan në largimin e Aleksandar Vuçiçit.

“Doli Veliaj e foli për protestën, se iu drejtua Ramës, e pe çfarë i bënë? E nxorën për leckash nga burgu i Durrësit e çuan në Fier. Është hakmarrje”, deklaroi Kalaja.

Ai e lidhi këtë pretendim edhe me qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve, duke iu referuar shpërblimit prej 2,500 eurosh për efektivët e policisë, për të cilin ka folur Rama.

Etiketa: BurgKryesore1revolteVeliaj

Lajme të lidhura

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë
Aktualitet

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Plumbat e gomës kundër protestuesve e gazetarëve, shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës

08:00 - 29/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë
Aktualitet

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

07:38 - 29/10/26
Para
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta
Sport

Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

08:40 - 29/10/26

Ditën e sotme përmbyllet java e 9-të në Abissnet Superiore me ndeshjet Tirana – Dinamo dhe Egnatia – Teuta. Prej...

Lexo më shumë
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 29/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Plumbat e gomës kundër protestuesve e gazetarëve, shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës

08:00 - 29/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

07:38 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com