Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit foli për seancën e sotme.
Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet në një krizë të madhe. Ai shtoi se në rendin e ditës duhej të ishte zemërimi i madh i shqiptarëve ndaj qeverisë.
Mori si shembull edhe Kinën, duke u shprehur se vendi ynë po ngjan si shteti kinez, në kohën kur studentët ishin në rrugë dhe parlamenti atje kalonte ligje.
Tomor Alizoti: Parlamenti sot duhet të kishte një rend dite, atë të revoltës së studentëve.
Ngjajmë si në Kinë, kur atje shpërthyen revoltat e studentëve dhe Kuvendi atje fliste për planin e bujqësisë për 5 vitet e ardhshme.
Shqipëria është në krizë të thellë dhe këtë e shohin studentët dhe mbarë qytetarët shqiptarë, që jetojnë përditë vështirësitë. Vjen ish-zv kryeministrja këtu dhe bën karshëllëk.
Besoj se ju mezi e shtyni muajin, njësoj si shqiptarët e ndershëm në këtë vend. Në rend dite duhej të ishte zemërimi popullor, që ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.










Discussion about this post