Eurodeputetja gjermane Terry Reintke ka shprehur solidaritetin e saj me qytetarët që protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë, duke theksuar se protestat paqësore nuk përbëjnë pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas saj, problemi që pengon rrugën drejt BE-së është korrupsioni, moszbatimi i legjislacionit evropian dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës.
Reintke nënvizon se mbështetja për qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim do të vijojë, duke vlerësuar rëndësinë e protestave për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e demokracisë.
“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri”, u shpreh eurodeputetja.
Ajo theksoi se kërkesat e qytetarëve nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e bregdetit shqiptar, por edhe me nevojën për një demokraci funksionale, ku të drejtat e qytetarëve garantohen dhe shteti i së drejtës respektohet.
“Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Reintke.
Mesazhi i plotë:
“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
gijotina.com/










Discussion about this post