Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së PD-së, shprehet se ata njerëz që dalin në protestë i ka nxjerrë korrupsioni galopant, gjëndja e shëndetësisë dhe e arsimit.
Për Muçollarin situata ka arritur në pikë pa kthim ku të gjithë shqiptarët duan largimin e kryeministrit Rama dhe Partia Demokratike është në krah të kësaj proteste me të gjitha instrumentet e saj.
Ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan rrëzimin e kësaj qeverie të bashkohen nesër në protestën e thirrur nga studentët para kryeministrisë por dhe të mbështetur nga PD-ja.
“Është moment ku kryeministri është vendosur në psikozë të fortë. Këta të rinj e të reja kërkojnë kokën e kryeministrit dhe janë të gatshëm të luftojnë për largimin e tij. Ndërkohë kemi një shoqëri që amniston çdo veprim të protestuesve. Që do të thotë edhe aty kur tejkalohet, shoqëria i jep të drejtë për të reaguar dhe për ti kthyer reston kryeministrit apo policisë së shtetit, që për fat të keq nuk është më policia e shtetit. Unë pres bashkimin e të gjitha flukseve protestuesë në një të vetme.
Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen. Kjo nuk është një garë as tifozeri. Kush nga ekipet bën protestën më të mirë. Opozita I shërben qëllimit të vendit, si instrument që mund ta rrëzojë qeverinë.
Të gjithë anëtarët e drejtuesit e PD-së kanë qenë në protest dhe PD e mbështet protestën por nuk është koka e protestës. Këtë ka nevojë vendi sot. Të gjithë qytetarët pavarësisht partive politike që i përkasin dhe kanë vendosur që kjo qeveri e ky pushtet nuk mund të qeverisë më të gjejmë rrugën e përbashkët për të arritur qëllimin që po kërkojnë të gjithë dorëheqjen e kryeministrit”










Discussion about this post