Një grup protestuesish të maskuar nisën të shkulin gurë nga bulevardi dhe t’i grumbullonin për sulme ndaj policisë. Disa prej tyre përdorën edhe llastiqe, ndërsa të tjerë drejtuan lazerë ndaj autobotit të ujit.
Tensionet u përshkallëzuan kur protestuesit hodhën molotovë drejt efektivëve dhe autobotit të policisë. Sulmet më vonë vijuan pranë Kullave Binjake, ku molotovët shkaktuan flakë në rrugë, të cilat u shuan nga policia.
Ndërkohë kanë tërhequr vëmendjen tre vajza protestuese të maskuara, të veshura me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankartë ku ironizon efektivët e policisë. Pankarta përmban mesazhin, “Maska më e frikshme sot për sot, policia”
gijotina.com/










Discussion about this post