GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia ndërkombëtare franceze e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një raport protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e publikuar më 31 tetor, AFP raporton se protestues të maskuar hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa kërkesa kryesore e demonstruesve ishte dorëheqja e kreut të qeverisë.

Sipas AFP-së, protestat në Shqipëri nuk kanë një organizim apo drejtues të vetëm. Ato nisën në mënyrë paqësore në muajin maj, të nxitura nga pakënaqësia për korrupsionin e perceptuar. Shkëndija e parë ishte kundërshtimi i një projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore.

Agjencia vëren se, që nga mesi i tetorit, protestat janë shndërruar në një valë tubimesh, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje.

Përveç akuzave për korrupsion, qytetarët po shprehin pakënaqësi edhe për problemet në sistemin shëndetësor dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

Protesta e kësaj të shtune nisi në mënyrë paqësore përpara Ministrisë së Arsimit, pavarësisht reshjeve të shiut. Më pas, situata u tensionua, pasi dhjetëra të rinj hodhën gurë dhe bomba molotov drejt policisë, ndërsa u vunë flakën edhe koshave të mbeturinave.

Sipas raportimit të AFP-së, policia ndërhyri me dy autobotë uji për të shpërndarë protestuesit.

Në artikull përmendet edhe deklarata e një zyrtari, sipas të cilit 269 persona nën moshën 18 vjeç ishin arrestuar.

Ndërkohë, AFP raporton se të mërkurën qeveria kishte ashpërsuar masat ndaj protestave, duke parashikuar gjoba deri në 5,500 euro për pjesëmarrësit që përfshihen në akte dhune.

Raportimi i AFP-së e vendos protestën e 31 tetorit në vazhdën e tubimeve të muajve të fundit, të cilat kanë nisur me kundërshtimin e një projekti ndërtimi dhe janë zgjeruar në protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Etiketa: AFPKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat
Aktualitet

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës
Aktualitet

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Para
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, monedha europiane, euro, blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Një dollar...

Lexo më shumë
Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

08:08 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com