GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me kartëmonedha 50-euroshe është një prej elementeve të përfshira në dosjen hetimore të SPAK për vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi, që Prokuroria e Posaçme pretendon se përdorej nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndonëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

Sipas dokumenteve të publikuar nga Report TV, fotografia është dërguar përmes një mesazhi në mëngjesin e 17 korrikut 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i sanitares që punonte në banesën e Ballukut në Tiranë. Në imazh duket një kuti e kuqe, brenda së cilës ndodhen tufa kartëmonedhash 50-euroshe të lidhura me llastik.

SPAK dyshon se fotografia është shkrepur në ambientet e vilës F6 në kompleksin “White Rocks”.

Në dokumentacionin hetimor, kjo foto paraqitet si një tjetër element që prokurorët kanë marrë në shqyrtim gjatë hetimeve për pronësinë faktike të pronës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, komunikimet telefonike të shoferit të Ballukut, vartësve të saj, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit përmbajnë referenca të vazhdueshme për godinën F6 si “vila e shefes”. Po ashtu, hetuesit kanë analizuar komunikimet dhe lëvizjet e personave që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin e saj.

Nga hetimet rezulton se Lavdrim Smone, bashkëshortja dhe vajza e tij shkonin herë pas here në vilën e Dhërmiut për të kryer pastrimet, ndërsa transporti i tyre drejt kompleksit organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

SPAK ka analizuar qindra komunikime dhe telefonata të periudhës 2018-2025, si dhe të dhënat e qelizave telefonike, për të dokumentuar përdorimin e vazhdueshëm të vilës nga ish-zëvendëskryeministrja.

Sipas hetimit, Balluku e ka frekuentuar pronën që prej qershorit 2019 dhe të paktën deri në shkurt-mars 2026.

Vila dykatëshe, e tipit “Begonia”, ka një sipërfaqe ndërtimi prej 103 metrash katrorë dhe ndodhet në një parcelë prej të paktën 300 metrash katrorë.

SPAK e vlerëson aktualisht pronën me një vlerë prej 720 mijë eurosh.

Prokuroria e Posaçme pretendon se, pavarësisht regjistrimit formal në emër të Igli Tares, pronësia faktike i përket Belinda Ballukut.

Vila është sekuestruar me vendim gjykate, ndërsa komunikimet, fotografitë dhe të dhënat e përdorimit të saj janë pjesë e provave të paraqitura nga SPAK në mbështetje të dyshimeve të tij.

Etiketa: BallukueurofotoKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, detajet
Aktualitet

Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, detajet

10:44 - 01/11/26
Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim
Aktualitet

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

10:22 - 01/11/26
KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik
Aktualitet

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26
Para
Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, detajet
Aktualitet

Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, detajet

10:44 - 01/11/26

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë, ku një...

Lexo më shumë
Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

10:22 - 01/11/26
“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

09:56 - 01/11/26
KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26
Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

09:28 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com