Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë, duket se po shoqërohet me masa konkrete.
Disa aktivistë dhe qytetarë kanë raportuar se janë gjobitur me 5 mijë lekë, pasi kanë marrë pjesë në tubime dhe se kanë bllokuar qarkullimin.
Sipas qytetarëve kjo është një formë presion e kryeministrit Edi Rama që të mos marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, por ata theksojne se nuk do të tërhiqen.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan “gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore”.
Ai shkruan se ‘e drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës’.
Kjo vjen në një kohë kur protestat rinore vijojnë, ndërsa studentët dhe qytetarë të tjerë kanë refuzuar ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqje.











Discussion about this post