GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit dhe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën dy vjetëve të mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa miliona të tjerë pritet të votojnë gjatë së martës.

Zgjedhjet zhvillohen në një kohë kur presidenti Trump përballet me pakënaqësi për koston e lartë të jetesës, politikat tregtare dhe luftën me Iranin. Sipas BBC-së, sondazhet e fundit e vendosin mbështetjen për Trumpin në rreth 30 për qind, ndërsa disa gara që dikur konsideroheshin të sigurta për republikanët, janë bërë më konkurruese.Edhe pse Trump nuk është vetë kandidat, rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do ta ruajnë kontrollin e Kongresit apo demokratët do të fitojnë mundësi më të mëdha për ta kundërshtuar agjendën e tij.

Fushata përfundon me gara të forta në disa shtete

Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë të hënën thirrjet e fundit për vota, me tubime në shtete si Teksasi, Miçigani dhe Ajova. Trump e përmbylli fushatën me një fjalim në Uashington, ku deklaroi se republikanët kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar mbështetjen e votuesve. Presidenti tha gjithashtu se ka mbajtur 31 tubime gjatë 27 ditëve të fundit, krahas angazhimeve të shumta telefonike në mbështetje të kandidatëve republikanë.

Teksasi dhe Miçigani, ndër garat që po ndiqen me vëmendje

Një nga garat më të rëndësishme zhvillohet në Teksas, ku demokrati James Talarico përballet me republikanin Ken Paxton për një vend në Senat. Asnjë demokrat nuk ka fituar zgjedhje në nivel shteti në Teksas që nga viti 1988, por sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Në tubimin e fundit në Austin, Talarico kritikoi tarifat tregtare dhe luftën në Lindjen e Mesme, duke i lidhur ato me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Paxton, ndërkaq, premtoi uljen e kostos së jetesës dhe u bëri thirrje mbështetësve republikanë të dalin në votime.

Një garë tjetër e rëndësishme zhvillohet në Miçigan, ku republikani Mike Rogers përballet me demokratin Abdul El-Sayed. Rogers është përpjekur të tërheqë edhe votues demokratë të pakënaqur me kandidatin e partisë së tyre, ndërsa El-Sayed e ka përqendruar fushatën te vështirësitë ekonomike të familjeve amerikane.

Në këtë shtet, politikat tarifore të Trumpit ndaj Kanadasë janë bërë gjithashtu çështje e fushatës, për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Edhe Alaska, që tradicionalisht ka mbështetur republikanët, po tërheq vëmendje. Senatori republikan, Dan Sullivan, përballet me demokraten Mary Peltola në një garë që është bërë më konkurruese sesa pritej.

Ekonomia dhe lufta me Iranin dominojnë shqetësimet e votuesve

Kostoja e jetesës është një nga çështjet kryesore që kanë ndikuar në fushatën zgjedhore. Rritja e çmimeve të ushqimeve, karburanteve, banimit dhe kujdesit shëndetësor ka qenë në qendër të kritikave të demokratëve ndaj administratës Trump. Në Miçigan, kandidati demokrat, Abdul El-Sayed, deklaroi se në vendin më të pasur dhe më të fuqishëm në botë nuk duhet të jetë kaq e vështirë të përballohen shpenzimet për karburante, ushqime, banim dhe shërbime mjekësore.

Republikanët, ndërkohë, kanë mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, duke premtuar ulje të kostove dhe vazhdim të reformave. Lufta me Iranin ka shtuar, gjithashtu, presionin politik mbi Trumpin, veçanërisht për shkak të ndikimit të saj në çmimet e energjisë. Vetëm disa orë para zgjedhjeve, mediat amerikane raportuan për sulme të reja të forcave amerikane ndaj objektivave iraniane në ishullin Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Çfarë janë zgjedhjet e mesmandatit?

Zgjedhjet e mesmandatit mbahen çdo katër vjet, në gjysmën e mandatit të presidentit amerikan, dhe përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vjetët e ardhshëm. Në këto zgjedhje, amerikanët votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe rreth një të tretën e 100 vendeve të Senatit. Në disa shtete votohet edhe për guvernatorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe çështje të ndryshme lokale.

Etiketa: amerikaneZgjedhje

Lajme të lidhura

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)
Aktualitet

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese
Aktualitet

Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese

09:31 - 02/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit, Trump mbyll fushatën në Kansas: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese

09:19 - 02/11/26
Para
Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen…

Gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi, çfarë zbuloi SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në themel, të caktuar...

Lexo më shumë
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

09:42 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com