Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit.
Një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen” janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për sigurinë në këtë aks, duke deklaruar se në ditët me reshje shiu asfalti bëhet shumë i rrëshqitshëm, duke e kthyer rrugën në një “pistë patinazhi”. Sipas tyre, shkak është sipërfaqja tepër e lëmuar e asfaltit. Që prej ndërtimit të këtij aksi janë regjistruar dhjetëra aksidente, kryesisht në ditët me lagështirë, kur automjetet kanë vështirësi në frenim dhe humbasin kontrollin për shkak të rrëshqitjes.










Discussion about this post