Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se po vlerësojnë një kallëzim penal për kërcënimet që kryebashkiakut të Tiranës iu bënë në emër të Edi Ramës nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Për mediat, Ndreca dhe se janë vënë dijeni edhe avokatët e huaj: “Jemi duke e vlerësuar kallëzimin penal. Duhet të më mirëkuptoni edhe vështirësinë tani ne komunikimin me Veliajn, sepse me duhet te shkoj çdo dite 300 km kur e kam te mundur, sepse janë çështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin e klientit. Janë bërë me dije edhe avokatët e huaj dhe po e vlerësojmë”.
Ai hodhi poshtë pretendimet për financim të protestave, madje theksoi se edhe Veliaj ka sfiduar kryeministrin Rama.
“Nuk kam marrë pjesë në protesta. Unë jam pjesë e PS, ka mënyra të ndryshme për të reflektuar mbi protestat. Veliaj nuk ka mundësi objektive që të bëjë nga këto akuza. Ai i ka bërë ftesë publike Ramës, nxirrni provat”, deklaroi avokati.
Komunikimi me Ramën
Po ashtu avokati Ndreca tha se para 20 ditësh ka komunikuar me kryeministrin Rama, duke cituar atë qe i ka thënë, se mes interesave politike dhe mbrojtjes ligjore, do zgjedhë mbrojtjen e Veliajt, edhe pse thotë se është i ndërgjegjshëm qe mund te ndëshkohet.
“Ashtu siç ja kam thënë kryeministrit, nëse përplas interesat e mia si një prej drejtuesve politike të qarkut të Tiranë, të PS apo interesave politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj unë do mbroj interesat ligjore si person që ka nevojë për mbrojtje ligjore. Kjo mund të më kushtojë, por është me rëndësishme të mbrohen të drejtat e njeriut, sepse kështu bëjmë politikë me të mirë. Nëse ndodh një gjë e tillë unë do jem në krah të Veliajt, unë këtë ja kam thënë Edi Ramës që para 20 ditësh. Kishte një komunikim mes meje dhe kryeministrit. Në momentin e duhur do bëj edhe detajet”, tha Ndreca.
I pyetur nëse këtë përplasje të Ramës me Veliajn do të përdorin edhe në Strasburg, Ndreca tha: Çdo veprim që ka ndikuar në veprimtarinë politike të Veliajt, në veprimtarinë institucionale të Veliajt, që ka ndikuar në të drejtat dhe liritë e Veliajt me origjinë institucionale apo politike, me qëllim të fshehtë apo të hapur është përdorur dhe do përdoret.
Takimi Gogu-Veliaj
Avokati deklaroi se Veliaj nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për të takuar ministrin, ndërsa shtoi se nëse Gogu kishte si qëllim inspektimin e kushteve në institucionin e vuajtjes së dënimit, duhej ta kryente këtë detyrë në mënyrë zyrtare dhe i shoqëruar nga inspektorët përkatës.
“Nuk ka të drejtë ministri i Drejtësisë të takojë një të pandehur që është nën gjykim nga gjykata dhe nuk mund të takohet ne zyrën e drejtorit të burgut. Nëse ka për qëllim inspektimin duhet të shkojë në qeli, por jo takim me të pandehurin”, deklaroi Ndreca.










Discussion about this post