GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur tritol në një automjet tip “Benz”, të parkuar në një garazh pranë zonës së “Mileniumit”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50 dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjet.

Sipas informacioneve paraprake, makina është në pronësi të Aleksandër Ndojës, një emër i njohur për Policinë, i cili rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë.

Ndoja është përballur më herët me procedime për kundërshtim të punonjësve të Policisë, në vitin 2022, përndjekje dhe shkelje të masës së arrestit shtëpiak.

Deri më tani, mbeten të paqarta motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa nuk ka ende një autor të identifikuar për këtë akt.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për mbledhjen e provave, dokumentimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së ‘Mileniumit’, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse shpërthimi ka lidhje me konfliktet apo aktivitetin e mëparshëm të pronarit të automjetit.”, njoftoi policia.

 

Etiketa: benzpronaritritol

Lajme të lidhura

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur
Aktualitet

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

12:42 - 04/11/26
Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët
Aktualitet

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

12:34 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

12:23 - 04/11/26
Para
“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur
Aktualitet

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

12:42 - 04/11/26

Pretendimet e kryeministrit Edi Rama se protestat kundër qeverisë në Shqipëri nxiten nga Rusia dhe Irani kanë ngritur pikëpyetje edhe...

Lexo më shumë
Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

12:34 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

12:23 - 04/11/26
“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

11:35 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com