GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi vendor në Tiranë, përmes të cilit synohet të mbrohet Parku Rinia nga ndërtimet e reja.

Nisma është ndërmarrë nga këshilltarët bashkiakë të opozitës në Tiranë, të cilët më 5 tetor iu drejtuan KQZ-së me një kërkesë për zhvillimin e referendumit, duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e një kulle në këtë hapësirë publike.

Në mbledhjen e 15 tetorit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat e dy grupeve nismëtare për zhvillimin e referendumeve vendore në Tiranë dhe Poliçan, duke vendosur miratimin e fletëve tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

Në kërkesën e depozituar, nismëtarët argumentojnë se ndërtimi i një godine shumëkatëshe në Parkun Rinia do të shtojë trafikun, do të përkeqësojë cilësinë e ajrit dhe do të rrisë presionin njerëzor mbi hapësirat e gjelbra të kryeqytetit.

Kujtojmë se më 1 tetor, kryeministri Edi Rama prezantoi projektin fitues të konkursit ndërkombëtar për transformimin e kompleksit “Tajvani” në Parkun Rinia, duke bërë të ditur se studioja daneze Bjarke Ingels Group (BIG) ishte përzgjedhur për projektin “Tirana Fountain Plaza”. Projekti parashikon ndërtimin e një kulle rreth 78 metra të lartë, me apartamente, zyra dhe ambiente hotelerie, si dhe parkim nëntokësor. Rama e prezantoi ndërhyrjen si një tjetër etapë të vizionit të tij për Tiranën e vitit 2030, duke pretenduar se ndërtimi do të realizohet brenda perimetrit të pronës private dhe se do të shtojë hapësirat e gjelbra dhe elementët e ujit në park.

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të

 

Etiketa: kullaparkuReferendum

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

13:07 - 04/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

13:07 - 04/11/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

12:45 - 04/11/26
Para
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s 'i tërheqin veshin' Ramës: Mos e përdor Aleancën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

13:07 - 04/11/26

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 61-vjeçari me origjinë shqiptare në Casarano të provincës...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

13:07 - 04/11/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

12:45 - 04/11/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

12:42 - 04/11/26
Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

12:34 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com