GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke. Në njërin prej rasteve, një ngarkesë mallrash me vlerë reale 237,615 euro ishte deklaruar në doganë për vetëm 46,639 euro, duke krijuar një diferencë prej afro 191 mijë eurosh.

Nga verifikimet rezulton se për këtë rast detyrimi doganor i papaguar llogaritet në rreth 22.5 milionë lekë. Zbulimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve doganore shqiptare dhe greke, të cilat konstatuan mospërputhje mes dokumentacionit të paraqitur nga subjektet importuese.

Në rastin e parë, faturat dhe dokumentet e tranzitit të dorëzuara në Shqipëri rezultuan të ndryshme nga ato që dispononin autoritetet greke. Mospërputhjet kishin të bënin me vlerën e mallrave dhe të dhënat e marrësve. Ndërsa në rastin e dytë, diferenca mes vlerës së deklaruar dhe asaj reale ishte 190,976 euro. Sipas Doganës, skemat dyshohet se ishin përdorur për të shmangur detyrimet tatimore dhe doganore ndaj shtetit.

Pas hetimeve paraprake, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës për administratorët e subjekteve importuese, të dyshuar për kontrabandë me mallra të tjera dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

gijotina.com/

Etiketa: deklaratat doganoreKryesore1

Lajme të lidhura

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Aktualitet

16:52 - 05/11/26
Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës
KRYESORE

16:45 - 05/11/26
Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:14 - 05/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Aktualitet

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për...

Lexo më shumë
Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

16:45 - 05/11/26
Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

16:41 - 05/11/26
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

15:31 - 05/11/26
Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:14 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com