GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës tani që demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave – Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve?

Ekspertë amerikanë thonë për Radion Evropa e Lirë se kjo përbërje e re mund të sjellë një angazhim më të madh të Kongresit në Ballkanin Perëndimor, por insistojnë se pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta.

Robin Brooks, ish-drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, thotë se edhe pse Kosova nuk është në fokusin e përditshëm të shumicës së ligjvënësve amerikanë, ajo mbetet aleate e rëndësishme e Uashingtonit.

Sipas saj, Kongresi i ri, që nis punën në janar të vitit të ardhshëm, fillimisht do të përqendrohet në çështjet e brendshme, si çmimet e larta, kostoja e barnave dhe karburanteve. Por, vendimet e administratës në politikën e jashtme mund të bëhen gjithashtu objekt shqyrtimi.

Ajo shpjegon se Kongresi do të mund ta mbajë administratën përgjegjëse nëse veprimet e saj bien ndesh me “ligjet, vlerat dhe normat amerikane”. Kjo, thotë Brooks, mund ta përfshijë edhe mënyrën se si Uashingtoni u kërkon vendeve të tjera, si Kosovës, për bashkëpunim në çështje si dëbimi i personave nga SHBA-ja.

Edhe pse politika e jashtme mund të zërë pak vend në agjendën e Kongresit, ai mund të ndikojë më drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Si mund të ndikojë ndryshimi në Kongres në raportet Kosovë-Serbi?

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins, pret që Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të ushtrojë më shumë presion për shqyrtimin e politikës së administratës Trump ndaj Serbisë.

Sipas Josephit, zhvillimet politike në Serbi mund ta shtojnë këtë vëmendje dhe ta shtyjnë Uashingtonin të kërkojë një angazhim më të madh për stabilizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në Serbi, fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit i dha fund 14 vjetëve të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Për të përfituar nga këto rrethana, Joseph i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta ndryshojë qasjen ndaj komunitetit serb në vend.

“Kurti ka një mundësi të rrallë për të marrë iniciativën dhe për të propozuar politika të reja që do të përmirësonin marrëdhëniet si me serbët e Kosovës, ashtu edhe me Serbinë. Nga ana tjetër, nëse vazhdon me qasjen aktuale, Kosova do të përballet me presion dhe kritika më të mëdha”, thotë Joseph për REL-in.

Ndër vite, Kurti është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja për “veprime të njëanshme” në veri, të marra pa koordinim me aleatët perëndimorë, të cilat, sipas tyre, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë te serbët e Kosovës.

Edhe Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sheh në njëfarë mase mundësi për “diplomaci më kreative” në rajon, pas ndryshimit të pushtetit në Serbi dhe humbjes së kontrollit republikan në Kongresin amerikan.

“Nuk do të prisja një nismë të madhe së shpejti”, thotë ai për REL-in, duke shtuar se, megjithatë, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë të SHBA-së me Evropën për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.

Sipas tij, Kosova mund të përpiqet të mos shihet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe të forcojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin, por për këtë kërkohet iniciativë nga vetë Kosova.

“Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, thotë Fried.

Brooks, ndërkaq, argumenton se Kosova nuk duhet ta lidhë politikën e saj të jashtme vetëm me administratën aktuale amerikane.

“Përpjekja për t’i bërë qejfin administratës Trump ishte gabim që nga fillimi”, thotë ajo.

Sipas Brooks, kjo qasje e ka futur Kosovën në iniciativa që nuk i kanë sjellë domosdoshmërisht përfitime afatgjata, si Bordi i Paqes.

“Kosova duhet të kërkojë të ardhmen e saj evropiane dhe të angazhohet me të dyja partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat”, thotë ajo.

Një prej çështjeve ku ligjvënësit amerikanë mund të ndihmojnë, sipas saj, është bindja e pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Rumania, Qipro, Sllovakia – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

Se çfarë mund të ndryshojë për Kosovën varet edhe nga hapat që ndërmerr vetë Prishtina, si në marrëdhëniet me serbët e Kosovës, ashtu edhe në afrimin me ligjvënësit e të dyja partive në Uashington. /REL

Etiketa: DemokratëKongresKosove

Lajme të lidhura

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces
Breaking Views

“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

19:48 - 05/11/26
Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste
Kosovë & Rajon

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste

10:08 - 05/11/26
Para
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

09:56 - 06/11/26

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm nga administrata e Donald Trump, në...

Lexo më shumë
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:38 - 06/11/26
“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com