GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike, duke deklaruar se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës, me ose pa opozitën.

Balla u shpreh se afati për përmbylljen e punës së komisionit është 30 nëntori, ndërsa akuzoi PD-në se po përdor bojkotin si një mënyrë për të penguar procesin.

Sipas tij, opozita po hedh “shashka” në një situatë që ai e cilësoi si “vdekje politike”.

“Kush e bojkotoi komisionin? E bojkotuan ata! Komisioni nuk ka pse të ndërpritet. Nuk ke pse e lë vendin duke abuzuar me një të drejtë, si ajo e vetos. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision. Të diskutohen, por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, është i papranueshëm”, deklaroi Balla.

Ai u shpreh se mazhorancai ka dhënë opozitës të drejtën e vetos, pavarësisht se disponon 3/5 e votave në Kuvend.

Balla paralajmëroi se nëse PD nuk rikthehet në komision, PS do të ruajë të drejtën të depozitojë propozimet e saj në Kuvend dhe t’i miratojë me votat që ka në dispozicion.

“Puna është bërë, ekspertët kanë punuar. PD duhet ta ketë shumë të qartë. Koha kur PD kishte të drejtën ekskluzive të bllokimit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundon më 30 nëntor.

Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar për këto çështje dhe propozime të tjera, ne do t’i japim Shqipërisë mundësinë të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit me ato ndryshime që kemi parashikuar”, u shpreh ai.

 

 

Etiketa: Kryesore1kushtetOpozitaReforma ZgjedhoreTaulant Balla

Lajme të lidhura

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind
Aktualitet

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26
Para
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26

Julian Shehu dhe Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com