Një denoncim i pedagoges Ilirjana Kuçana ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si trajtohen rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në institucionet publike.
Sipas Kuçanës, Andrea Shllaku, i cili më parë drejtonte Divizionin Operacional të Portit të Durrësit, ishte subjekt i një rekomandimi të KLSH-së për masë disiplinore deri në shkarkim nga detyra.
Megjithatë, në vend që të përballej me këtë masë, ai është promovuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit.
Kuçana kërkon ndërhyrjen e SPAK-ut për të hetuar gjetjet e auditimit, përgjegjësitë dhe rrethanat e emërimit të Shllakut, duke ngritur shqetësimin për moszbatimin e rekomandimeve të institucioneve të kontrollit.
Reagimi i Kuçanës:
SKANDAL NË PORTIN E DURRËSIT! KUR KLSH KËRKON SHKARKIMIN, RAMA E PROMOVON!
Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Edi Ramës! Andrea Shllaku, në kohën kur drejtonte Divizionin Operacional të Portit të Durrësit, rezulton subjekt i një rekomandimi të KLSH-së për masë disiplinore me shkarkim nga detyra.
Dhe çfarë bën pushteti? Në vend që të kërkojë llogari, e ngre në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit! A JEMI NË SHTET LIGJOR APO NË REPUBLIKËN E TË PAPREKSHMËVE?
Kush po i mbron këta njerëz?
Kush vendos që rekomandimet e KLSH-së të përfundojnë në sirtar, ndërsa personat e përfshirë të marrin poste edhe më të larta? Këtu nuk mjaftojnë më justifikimet dhe heshtja institucionale. SPAK DUHET TË NISË MENJËHERË HETIM!
Të hetojë gjetjet e KLSH-së, përgjegjësinë e Andrea Shllakut, mënyrën si është trajtuar rekomandimi disiplinor dhe rrethanat e emërimit të tij në krye të Portit. Kushdo që ka abuzuar me detyrën publike duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit, pavarësisht se kë ka mik apo mbështetës politik.
Porti i Durrësit nuk është pronë e Edi Ramës, as plaçkë për t’u ndarë mes të preferuarve të pushtetit!
NË SHQIPËRI, KUR DUHET TË SHKARKOHEN, PROMOVOHEN! KUR DUHET TË JAPIN LLOGARI, U JAPIN POSTE! Deri kur do të vazhdojë kjo histori?!









Discussion about this post