Një incident kërcënues është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë, ku një person ka hyrë në një lokal i pajisur me një mjet prerës dhe ka kërcënuar personat që ndodheshin brenda.
Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të mëparshme mes tij dhe disa banorëve të zonës, të cilët e dyshonin si autor të disa vjedhjeve të ndodhura së fundmi në Dukat.
Mësohet se personi dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin.
Pas këtij episodi, ai është paraqitur në lokal me mjetin prerës në dorë, duke kërcënuar të pranishmit.
Në zonë janë raportuar kohët e fundit disa raste vjedhjesh, ndërsa përplasjet dhe dyshimet mes banorëve kanë shtuar tensionet.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.










Discussion about this post