GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të kryeministrit Edi Rama për të konsoliduar një fazë të re të pushtetit të tij.

Për News24, Lubonja u shpreh se vendi po kalon nga ajo që e cilësoi si një “regjim narko-shtet mediatik” drejt një “regjimi narko-shtet policor”.

Sipas analistit, kriminalizimi i një regjimi mund të krijojë një zinxhir veprimesh të tjera për të mbuluar shkeljet e mëparshme dhe për të ruajtur pushtetin.

“Tentativë e Edi Ramës për të hyrë në një kapitull të ri të pushtetit të tij. Nga një regjim narko shtet mediatik tenton të kalojë në një regjim narko shtet policesk. Nuk është vetëm policia që përdoret, por ku të gjithë organizmat e shtetit që në një demokraci, në një vend normal duhet të sigurojnë barazinë e qytetarëve para shtetit, funksionojnë në emër të pabarazisë, në kuptimin e asaj që funksionojnë në pushtet atë grup që mban në pushtet Edi Ramën. Është një perversion i ri ku nuk e di sa do jetë i suksesshëm. Kjo është e njohur për regjimet.

Për të mbuluar një krim, sa më shumë kriminalizohet regjimi aq më shumë detyrohet të bëjë krime të tjera për të qëndruar në pushtet. Ky është rreziku i regjimeve.

Në një demokraci ku ka rotacion ky rrezik pakësohet sepse ndëshkohet me votë ai që ka bërë zullume, sigurisht edhe me drejtësi. Është politika krimi ndjell krimin që mund ta na çojë akoma më lart nëse nuk jemi të fortë ta ndalojmë. Kur them ne, jo vetëm opozitarët, por e gjithë shoqëria dhe njerëz të institucioneve që nuk mund të bëhet vegla të një regjimi që kriminalizohet dita ditës”, tha Lubonja.

Po ashtu analisti deklaroi se regjimi dobësohet kur shtohen njerëzit që nuk tremben.

“Kurajon më të madhe ta jep bashkimi Sa më shumë që të jenë njerëzit që nuk tremben aq më i dobët është regjimi. Kur i pakëson njerëzit kjo është në favor të tij. Por nëse njerëzit bashkohen dhe bëhen solidare kjo të jep forcë dhe kurajë”, tha ai.

Ftesa për dialog

Analisti komentoi edhe thirrjet për dialog, duke e cilësuar ofertën e kryeministrit Edi Rama si një proces pa mundësi reale komunikimi mes palëve.

Sipas tij, kryeministri kërkon të bëjë dialog me pasqyrën, pra me ata që e nxjerrin bukur.

“Sa i takon dialogut, dialogu i Ramës është si dialogu i ujkut me qengjin. I thotë ujku qengjit që ‘shiko se më ke turbulluar ujin. Unë jam poshtë i thotë, ti je lart si ta trubullova unë. Ma ke turbulluar para 6 muajsh. Unë para 6 muajsh nuk kisha lindur’ i thotë qengji. ‘Epo ma ka turbulluar babai jot, kështu që do të të  që do të ha’. Aftësia e Ramës për dialog njihet nga të gjithë. Nuk bën dialog as me veten as me të tijtë, aq më pak me kundërshtarët e tij. Ai kërkon dialog me pasqyrën që e nxjerr të bukur, që i thonë sa i madh, ti je Skënderbe…por ky nuk është dialog, por monolog”, tha Lubonja.

 

Etiketa: Dialogu me pasqyrënFatos LubonjaRamaregjimi

Lajme të lidhura

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Para
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com