Ne mes te protestave, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa konfirmimi u është komunikuar zyrtarisht anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e dërguar anëtarëve, të cilëve u kërkohet të marrin masat për pjesëmarrjen.
Zgjedhja e vendit larg Tiranes, tregon edhe shqetesimin se kryeministri dhe deputetet mund te sulmohen nga protestuesit.
Në këtë mbledhje pritet që fokusi kryesor të jetë përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave në të 46 bashkitë.
Një tjetër çështje me interes pritet të jetë formula që do të përdoret për përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish.
Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe zhvillimeve politike brenda Partisë Socialiste, përfshirë debatet e fundit dhe qëndrimet e figurave të ndryshme të kësaj force politike. Deri më tani nuk është bërë publike axhenda zyrtare e mbledhjes dhe as temat konkrete që do të diskutohen.
Asambleja Kombëtare e 14 nëntorit pritet të shërbejë si një moment për diskutimin e organizimit të brendshëm të PS-së dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
gijotina.com/










Discussion about this post