Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri.
Vendimi i ri, i marrë sot, sjell një ulje prej 3 lekësh për litër për të dyja karburantet, si në shitjen me pakicë, ashtu edhe në atë me shumicë.
Sipas vendimit të fundit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit (naftës) do të jetë 205 lekë/litër, nga 208 lekë që ishte në vendimin e datës 10 nëntor.
Edhe për benzinën është vendosur një ulje prej 3 lekësh për litër. Çmimi maksimal me pakicë do të jetë 164 lekë/litër, nga 167 lekë që ishte më parë.









Discussion about this post