Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në dorë çështjen prej rreth gjashtë muajsh, ndërsa në fokus të hetimeve është edhe dyshimi për ndikimin në shpërndarjen e ndihmës ekonomike para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit.
Prej muajsh duket se SPAK e ka pasur në rafte këtë dosje të referuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe duket se mori formë sot me thirrjen zyrtare të Sara Mila në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, afro 6 muaj e kishin në dorë agjentët, u mor në pyetje për 40 minuta nga një hetues i Byrosë Kombëtare te hetimit. Aktualisht hetimi është në dorë të prokurorit Bledar Maksuti. Pasi doli nga SPAK, e pyetën se për çfarë është pyetur se ishte pa avokat dhe në mënyrë sportive tha ‘si person në dijeni’.
Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjykatë 6 nëpunës. Te dosja e Prokurorisë së Elbasanit ka dhe dëshmi që thonë ‘drejtoresha më ka thënë të rris numrin’. Jepnin ndihma ekonomike dhe për familjet që nuk ishin në Shqipëri.
Ajo çfarë ka në dorë Prokuroria e Posaçme, është të verifikojë nëse ka ndikuar Sara Mila për marrjen e ndihmës ekonomike. Para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit. U hulumtuan 60 familje dhe 55 prej tyre rezultuan se u është hequr. Prokuroria e Elbasanit thotë që pas fillimit të hetimit, është ulur numri i familjeve që marrin ndihmën ekonomike. Prokurorja duket se ka biseda direkte dhe indirekte që mund të lidhin Sara Milën me këtë çështje, 12 milionë të reja të abuzuara që shkuan te këto familje në mënyrë të padrejtë.
gijotina.com/









Discussion about this post