GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

 

A është ‘rilindja’ e piktorit dega shqiptare e ‘botës serbe’?!

Ka vite që kam kërkuar shpjegim nga cilido që mund të ma shpjegojë se çfarë është ajo që e bën Piktorin aq të përulur e të kujdesshëm ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, dhe aq përbuzës, arrogant e dëmtues ndaj Kosovës dhe Kurtit.

Gjithashtu, jo sot, por prej vitesh kam pyetur publikisht nëse ka ndonjë burrë në PS që të shpjegojë pse kryetari i partisë së tyre dhe Kryeministri i mëmëdheut të shqiptarëve aq shumë i është përkushtuar shpëlarjes së duarve të përgjakura të Vuçiqit dhe mbështetjes së ‘Botës Serbe’?!

Dhe, njësoj si dikur, vazhdoj të jetoj me paqartësinë se si nuk u gjet një shqiptar i vetëm në PS që ta pyeste Piktorin se çfarë përfiton shqiptaria nga përkrahja e tij për ‘Ballkanin e Hapur’, nga mbështetja e tij të ndarjes territoriale të Kosovës, të Asociacionit të komunave serbe, nga nënshkrimi i tij në letrat e përbashkëta me presidentin serb, nga kërkesat e tij drejtuar ndërkombëtarëve që të jenë më tolerantë ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për lidhjet e saj me Rusinë…

Jo vetëm kaq, por ende nuk e kam të qartë nëse e majta shqiptare është mëvetësuar apo ajo kurrë nuk ka mundur të çlirohet nga kthetrat e ‘Mugoshave’.

Siç e kam të paqartë nëse këta bllokmenët e grumbulluar rreth PIktorit dhe ‘Rilindjes’ së tij, janë duke çuar në vend ndonjë amanet proserb të paraardhësve të tyre?

Po pra, ka shumë pyetje të mbetura pa përgjigje, por të cilave duhet t’u përgjigjemi ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm.

E ndër to, më e rëndësishmja është se si ishte e mundur që mëmëdheu ynë t’i durojë në heshtje drejtuesit të cilët, në shumëçka, duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’.

Ku ta dish, mbase do të na ndodhë siç na ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën: që me vonesë ta kuptojmë se, në të vërtetë, nuk jemi ne ata që i zgjedhim drejtuesit tanë, por Beogradi është ai që, në masë të madhe, e përcakton se kush do ta drejtojë Shqipërinë.

Etiketa: drejtuesmemedhe

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Para
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti, mbledhja e asamblesë së PS nuk është gjë tjetër veçse një telenovelë...

Lexo më shumë
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

09:09 - 13/11/26
“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

08:52 - 13/11/26
“Jam pa fjalë për supergolin e Muçit!” Kristjan Asllani ende i “shastisur” nga finalizimi i sulmuesit

“Jam pa fjalë për supergolin e Muçit!” Kristjan Asllani ende i “shastisur” nga finalizimi i sulmuesit

08:28 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com