Teksa jemi vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një mesazh politik që sfidon drejtpërdrejt Edi Ramën dhe mënyrën se si ai drejton partinë.
Veliaj ka kërkuar që Asambleja të mos kufizohet në diskutimet e zakonshme të drejtimit të partisë, por të hapë debatin për përgjegjësinë politike të kryetarit dhe të aktivizojë procedurën statutore të mocionit të mosbesimit ndaj tij.
“Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!”, deklaron Veliaj në mesazhin e tij.
Ai bën të ditur se i është drejtuar Asamblesë Kombëtare me një fjalim që trajton historinë e Partisë Socialiste, gjendjen e saj aktuale dhe ndryshimet që, sipas tij duhet të ndërmarrë.
“Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë”, shkruan Veliaj.
Mesazhi përmban kritika të drejtpërdrejta për mënyrën e funksionimit të partisë. Veliaj ngre pyetje për mungesën e debatit të brendshëm, marrëdhëniet mes drejtuesve dhe anëtarësisë, si dhe kriteret mbi të cilat mbështetet karriera politike brenda PS-së.
“Quo Vadis, PS? Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?”, shprehet ai.
Reagimi i Veliajt
Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!
Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë.
Quo Vadis, PS?
Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?
Në fjalimin tim kërkoj debat të hapur, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.
“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij.”










Discussion about this post