GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit publikisht pas përfundimit të saj.

Edi Rama ka zhvilluar një nga fjalimet më të ashpra ndaj deputetëve dhe drejtuesve socialistë, duke kombinuar kritikat politike me një fjalor që, në disa momente, ka kaluar në fyerje të drejtpërdrejta.

Mesazhi që është përsëritur disa herë nga kryeministri ka qenë i njëjtë:

“Ku ishit ju kur Tirana u dogj?”

Rama i ka akuzuar deputetët socialistë se u tërhoqën në momentin kur qeveria dhe Partia Socialiste u gjendën nën presionin më të madh politik dhe të protestave.

“Më latë vetëm, menduat se mbarova!”, mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve.

Në vijim, ai ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë:

“U zhdukët sepse menduat: iku ky…”

Një pjesë e zemërimit të Ramës është përqendruar edhe te sjellja e socialistëve në rrjetet sociale.

“Ju bëhet qejfi kur në Instagram dhe Facebook shahet Taulant Balla”, mësohet të jetë shprehur ai.

“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë”

Momenti më i fortë i mbledhjes ka ardhur kur Rama ka folur për protestat dhe marrëdhënien mes deputetëve, Partisë Socialiste dhe elektoratit.

Sipas burimeve, ai u ka thënë deputetëve se protestat nuk janë vetëm kundër tij personalisht, por kundër gjithë Partisë Socialiste.

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush. Nuk duan PS!”
Më pas, Rama ka kaluar në një deklaratë edhe më të rëndë për raportin e tij me partinë:

“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një mut!”

Salla në këtë moment mbeti si të ngrirë, me shumë pak reagime nga të pranishmit.

Por jo të gjithë u vunë në shënjestër. Taulant Balla, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Albana Koçiu dhe Ervin Demo ishin ndër të paktët emra që Rama i përdori si referenca pozitive gjatë fjalimit.

Ata ishin, sipas burimeve, të vetmit që në thelb i shpëtuan “furtunës” së kritikave dhe fjalorit të rëndë që iu drejtua pjesës tjetër të sallës.

Veçanërisht e fortë ka qenë mbështetja për Albana Koçiun.

Rama e ka prezantuar atë me tone aq të forta sa, sipas burimeve, deklarata e tij ka shkaktuar habi në sallë:

“Albana është kryetarja që Tirana ka nevojë sot.”

Në përfundim të Asamblesë, u bë publik edhe pozicionimi i Albana Koçiut dhe Ervin Demos në drejtimin e strukturave socialiste të Tiranës.

Një tjetër episod nga brenda mbledhjes lidhet me mënyrën se si duhej të komunikohej Asambleja për publikun.

Rama u ka kërkuar të pranishmëve që diskutimet e brendshme të mos dilnin jashtë.

“Kur të dilni nga kjo mbledhje, s’do tregoni asgjë çfarë u fol këtu”, mësohet tu ketë thënë Rama.

Madje, Rama u ka përcaktuar edhe linjën që duhej të përcillej në media.

“Do thoni vetëm se këtu ndezëm motorët për zgjedhjet bashkiake, se u fol për forcën e PS-së dhe për rrugën që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian”.

Dhe në fakt, pas përfundimit të mbledhjes, komunikimi publik nga drejtuesit socialistë u përqendrua pikërisht te organizimi partiak dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Një tjetër çështje që ka prodhuar tension ka qenë ajo e Elisa Spiropalit.

Sipas burimeve, Rama ka kërkuar që Spiropali të mos marrë më pjesë në mbledhjet e Asamblesë, duke u shprehur se ajo mund të mbetet anëtare e partisë, por jo pjesë e këtij forumi.

“Elisa nga sot nuk shkel më në asnjë mbledhje Asambleje. Është vetëm anëtare e partisë, por kurrë në Asamble”, ishte mesazhi i Ramës.

Por përplasja që ka krijuar një nga momentet më të forta të mbledhjes ka qenë ajo me Pandeli Majkon.

Pas një debati ku Rama e ka adresuar Majkon me tone fyese, ish-deputeti socialist është ngritur në këmbë.

“Dua të them diçka që ju s’keni asnjëri guxim ta thoni, por të gjithë e mendoni: Tiranën e kemi të humbur. Nëse bëhen zgjedhje sot, ne nuk fitojmë!” – ka thënë Majko.

Sipas të njëjtave burime, Rama e ka ndërprerë Majkon dhe nuk e ka lejuar ta vijojë më tej ndërhyrjen e tij. Sipas një deputeti të pranishëm në mbledhje, ai tha se kjo ishte një nga mbledhjet më të turpshme të Asamblesë së PS.

Etiketa: Asamblea e PSKryesore1

Lajme të lidhura

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë
Breaking Views

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?
Breaking Views

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26
Para
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë
Breaking Views

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë, ku një efektiv policie është filmuar...

Lexo më shumë
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26
Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

19:50 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com