Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.
Në këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.
Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.
gijotina.com/










Discussion about this post