Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme pas paraqitjes së tij në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, Berisha e cilësoi institucionin si “Avokatura speciale e kryeministrit Edi Rama”.
Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat bëri të ditur se kishte lënë edhe një shënim në zyrat e SPAK-ut, drejtuar drejtuesve të institucionit dhe kryeministrit Edi Rama.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR.
I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë. Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron Sali Berisha”, u shpreh ai.
Berisha komentoi edhe Asamblene e PS, duke e quajtur ata si “asamble te krimit”.
“Ju e ndoqët asamblenë e partisë së krimit. Në asamble fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj padrionos, nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që e akuzonin kreun sic e akuzonin asamblistët, jo se janë të ndershëm se ata janë kriminele që kanë vjedhur shqiptaret, por se tani njeriu që i kishte zotuar për mbrojtje i kishte korruptuar po shkon atje ku e meriton”, tha ai.










Discussion about this post