Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’i kalojë SPAK-ut dosjen hetimore për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Dyshimet e grupit hetimor janë se ngjarja mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, ku dyshohet se janë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, më herët janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Kalimi i dosjes në SPAK vjen pas dyshimeve për përfshirjen e një strukture të organizuar kriminale dhe të personave me imunitet parlamentar, duke bërë që hetimet për këtë çështje të vijojnë tashmë në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli.
Mataj u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator.
Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, është zbuluar se Mataj, largohet nga zyra me thasë të zinj, në të cilat ndodheshin sasi të mëdha parash.










Discussion about this post