GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt.

Kola akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me 4 të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri Sanajn. Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Gjelosh Krasniqin dhe 2 vite burg për Kened Antonin, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burg për shtetasit E.H. dhe Z.K., përkatësisht për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë drejtësinë”.

Atentati

Policia e Tiranës sqaroi 1 muaj pas krimit se shtetasi nga Peja, Kened Antoni, i ka shitur automjetin Gjelosh Krasniqit. Më pas, automjeti ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gjelosh Krasniqi, më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit”, njoftuan blutë e kryeqytetit.

Sana u ekzekutua me tre plumba kallashnikovi fare pranë banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet më 30 tetor. Autori e priti derisa ai po kthehej nga një gëzim familjar në qytetin e Lezhës.

Ai paraqitej në rezistencë me emrin e kushëririt të tij, i cili u martua po atë ditë. Briken Sanaj, që në vogëli njihej me emrin Skerdilajd, ishte kthyer nga Italia kohët e fundit.

Vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, plagosi 10 vite më parë Gentian Kolën, i cili prej asaj kohe mbeti invalid. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Etiketa: 35 vjet burg per autorinBriken SanajKodra e DiellitVrasja

Lajme të lidhura

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi
Aktualitet

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

15:43 - 19/11/26
Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e naftës
Aktualitet

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e naftës

15:14 - 19/11/26
Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë
Aktualitet

Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë

14:58 - 19/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin
Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

16:00 - 19/11/26

Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt. Kola akuzohet...

Lexo më shumë
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

15:43 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

15:29 - 19/11/26
Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e naftës

Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e naftës

15:14 - 19/11/26
Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë

Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë

14:58 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com