GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjikuria është thirrur në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, për tjetërsimin e vendbanimit nga Dropulli në Himarë, në prag të zgjedhjeve vendore, ku ai kandidonte për drejtimin e bashkisë.

Pas paraqitjes në SPAK, Gjikuria deklaroi se kishte ardhur me iniciativën e tij, pasi prej një viti ka depozituar kallëzim dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga organi i akuzës.

“Kam ardhur me iniciativë, pasi prej një viti kam bërë kallëzim dhe ende nuk kam marrë asnjë përgjigje nga SPAK, ndërsa po afrohen zgjedhjet e tjera. Sot më kërkuan disa dokumente të tjera”, është shprehur Gjikuria.

Sipas avokatit të Gjikurisë, një nga faktet e reja të paraqitura në SPAK lidhet me kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo, i cili pretendohet se ka përfituar dy paga njëkohësisht. Avokati deklaroi se Tavo ka vijuar të marrë pagën si prefekt i Vlorës deri më 1 tetor 2024, ndërkohë që kishte marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës. Sipas tij, kjo rezulton edhe në deklarimin e pasurisë së Tavos

Deklarata e Petro Gjikurisë dhe avokatit të tij:

Gjikuria: Siç e dini, 12 ditë para zgjedhjeve të 4 gushtit 2024 bëra një kallëzim penal për ato shkelje që unë i konsiderova krime zgjedhore.

Koha na tregoi që ishin të sakta ato që denoncuam.

Tani gjetëm fakte të reja dhe erdhëm i dorëzuam në SPAK për zgjedhjet e 4 gushtit 2024, se siç e dini, zgjedhjet në 2023 iu vodhën Himarës, në 2024 prapë dhe tani vijnë prapë e nuk duam të na vidhen përsëri zgjedhjet.

Pyetje– Ato ishin të parakohshme, më 9 maj janë për një mandat të plotë. Ju do të jeni kandidat?

Gjikuria:– Akoma nuk është vendosur për kandidat, po mundohemi të gjejmë më të mirin e mundshëm që do të jetë fituesi i Bashkisë së Himarës.

Pyetje– Cilat janë provat e reja?

Avokati: Para se të dorëzonim provat e reja që janë ulëritëse, kemi ardhur t’i kujtojmë SPAK-ut çfarë ka bërë me kallëzimin që Vangjel Tavo i bëri Edi Ramës për vjedhje votash në qarkun e Gjirokastrës.

Kemi ardhur t’i kujtojmë SPAK-ut çfarë ka bërë me kallëzimin që ka bërë Petro Gjikuria.

Kemi sjellë një fakt tjetër ulëritës që, për shkak të papërgjegjshmërisë së Tavos dhe të gjithë…

Vangjel Tavo ka marrë rrogën deri më 1 tetor si prefekt i Vlorës, ndërkohë që ka qenë kryetar i bashkisë.

Ka marrë dy rroga dhe e ka deklaruar vetë në deklarimin e pasurisë, pasi kishte marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Ia kemi sjellë SPAK-ut të hetojë dhe Himara të mos vidhet për herë të tretë, pasi iu vodh dy herë.

Ne jemi njerëz që përfaqësojmë opozitën dhe të vetmet institucione që ua kërkojmë janë ato ligjore.

Gjikuria: Unë kam shumë besim te SPAK-u, sepse vij nga një vend perëndimor. Me taksat tona të amerikanëve, meqë jam shtetas amerikan, kemi krijuar SPAK-un dhe kemi shumë besim që do t’i dalë në fund kësaj çështjeje. Një herë në jetën e këtij vendi i duhen vota të lira demokratike për të bërë ndryshime. Vota është forca më e madhe që kanë qytetarët, por me sa duket nuk e kanë kuptuar akoma se çfarë force kanë në dorën e tyre.

Etiketa: GjikuriaSpak

Lajme të lidhura

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar
Aktualitet

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
Aktualitet

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26
Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve
Aktualitet

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26
Para
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar
Aktualitet

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas ka tentuar t'i marrë 1 milion euro një ndërtuesei...

Lexo më shumë
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

12:03 - 20/11/26
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:52 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26
Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com