GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Votimi i shumëfishtë”/ PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhje

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Votimi i shumëfishtë”/ PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për moszbatimin e identifikimit elektronik në zgjedhjet e 9 majit.

Si argument për anëtarët e Komisionit Rregullator, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, paraqiti raportin e kryqëzimit të të dhënave të pajisjeve elektronike të identifikimit në zgjedhjet e shkuara.

“Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”, deklaroi Marash Logu, sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore i PD.

Përballë kësaj kërkese, anëtarët e Komisionit Rregullator kërkuan kohë për të marrë një opinion edhe nga nënkomisionerja Lealba Pelinku, e cila ka teknologjinë në zgjedhje në fushën e përgjegjësisë së saj.

Miratimi i këtij akti kërkon katër vota pro nga pesë anëtarët e Komisionit Rregullator, ku, me dy përfaqësues të propozuar nga opozita, kalimi i aktit është i pamundur.

Identifikimi elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, si një nga pikat e marrëveshjes së 5 qershorit mes PS-së dhe PD-së, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Për zbatimin e identifikimit elektronik janë blerë mbi 5 mijë e 200 pajisje, me një kosto të përllogaritur prej rreth 30 milionë eurosh.

gijotina.com/

Etiketa: identifikimi elektronikKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

21:06 - 20/11/26
FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26
Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy
Breaking Views

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Porto Romano/ Motori përplaset me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

21:06 - 20/11/26

Një aksident ka ndodhur në Porto Romano të Durrësit. Një motor është përplasur me koshat e plehrave dhe më pas...

Lexo më shumë
“Votimi i shumëfishtë”/ PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhje

“Votimi i shumëfishtë”/ PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhje

21:00 - 20/11/26
FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26
Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

20:35 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com