Një valë shkarkimesh ka prekur Bashkinë e Tiranës. Raportohet se i pari që është prekur nga furtuna është Rigers Sheqeri, kryeinspektori i IMT-së, zyrtari që u shfaq me një shkop në dorë në hyrje të selisë së Partisë Socialiste dhe u përplas me protestuesit. Sheqeri është shkarkuar me firmën e Erion Veliajt, raporton VNA.al.
I njëjti nga qelia e burgut ka firmosur shkarkimin e Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve, është shkarkuar me motivacionin për shkelje të rënda dhe dëm ekonomiko-financiar i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Elona Lalaj, drejtoreshë e Policisë Bashkiake, ende nuk është larguar, për shkak të procedurave ligjore, por Veliaj e ka në listën e atyre që do ta largojë nga Bashkia, me pretendimin se ka vendosur gjoba të pajustifikuara dhe në shkelje të ligjit ndaj qytetarëve.
Lidhur me këtë të fundit, pati dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë për Tiranën, i cili tha se Veliaj e hoqi nga puna, se nuk i bënte like dhe share postimeve të Kryebashkiakut.










Discussion about this post