“Operatori ekonomik ka dorëzuar deklaratën e angazhimit të mjeteve duke deklaruar që këto mjete nuk i ka në kontrata të tjera, si dhe me bashkinë Bulqizë nuk ka pasur kontratë në vazhdim”, citojmë përgjigjen e Bashkisë Bulqizë të firmosur nga sekretarja e përgjithshme e Bashkisë, Genta Jella.
Nga një verifikim që kemi bërë, del se kjo përgjigje nuk është plotësisht e sinqertë. Bashkia Bulqizë në Agjencinë e Prokurimit Publik, më 9 nëntor 2026, e ka shpallur fituese Kupa SHPK në tenderin tjetër: “Sistemim asfaltim i rrugës së kufirit (nga fshati Viçisht, Njësia Administrative Gjoricë deri në fshatin Klenjë, Njësia Trebisht) bashkia Bulqizë, loti 1” Duket se KUPA favorizohet nga kryetarja Mjeshtri, sepse ka fituar megjithëse ka ofertë shumë më të lartë se operatorët e tjerë. Kështu, KUPA propozon ta bëjë këtë rrugë bashkë me një shoqëri tjetër me 88 961 228 lekë pa përfshirë TVSH. Por NDREGJONI e ka ofertën 65 398 815 lekë. Ndërsa ka operatorë tjerë me oferta akoma më të ulëta. Edhe UDHA shpk, në këtë nivel, ka prezantuar shifrën 64 999 988 lekë. Po ashtu, “Selami” shpk ka propozuar vlerën 68 472 255 lekë dhe “MELA” që e ka ofertën më të ulët, 59 799 801 lekë. Por komisioni, i ka skualifikuar 13 nga 15 operatorët pjesëmarrës, mes të cilëve edhe ofertat më të ulëta.









Discussion about this post