Menjëherë pas shkarkimit nga Erion Veliaj, ish-drejtori i IMT, Rigers Sheqeri është sistemuar nga Kryeministri Rama në një post tjetër më të lartë. Burime për Gijotina.com bëjnë të ditur se Sheqeri do të emërohet kryeinspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ky është një shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit. Gjatë protestave të 18 tetorit 2026 në Tiranë, persona me maska dhe shkopinj dolën nga ambientet e selisë së Partisë Socialiste (PS) pas tensioneve dhe hedhjes së gurëve drejt godinës. Grupi i përbërë nga punonjës të administratës drejtohej nga Rigers Sheqeri.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqeri, është shkarkuar zyrtarisht nga detyra. Vendimi u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Vendimi mbart firmën e Veliajt (i cili ndodhet në paraburgim) dhe u bë publik menjëherë pas zyrtarizimit.
Sheqeri ishte pezulluar më herët nga Gjykata e Tiranës nën dyshimet për “shpërdorim detyre” lidhur me lejim të ndërtimeve pa leje, megjithatë gjykata e kishte rikthyer përkohësisht në detyrë pas rrëzimit të asaj mase.
Shkarkimi i tij përkon me një periudhë përplasjesh dhe lëvizjesh të forta administrative brenda strukturave të Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë Rama i mori menjëherë në mbrojtje të shkarkuarit.
“E përsëris, unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën, por vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë, në raport me mua dhe në raport me Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Po ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në bashkinë e Tiranës që do ta zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familjeje, qofshin ‘’shërbëtorë’’ publikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës.
E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për ecurinë e punëve të qeverisë vendore, të cilin ne do ta zgjidhim vetëm në 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Europës“, tha Rama në Asamblenë e PS-se.
gijotina.com/









Discussion about this post