GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Afera e Aeroportit të Vlorës të hetohet pa vonesa, SPAK të japë përgjigje për Ramën dhe Ballukun!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Afera e Aeroportit të Vlorës të hetohet pa vonesa, SPAK të japë përgjigje për Ramën dhe Ballukun!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke ngritur akuza për ndërhyrje politike dhe ndarje paraprake të interesave ekonomike.

Në një deklaratë publike, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë pa vonesa çështjen dhe të sqarojë rolin e të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrjen për koncesionin, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Duke iu referuar deklarimeve të biznesmenit Behgjet Pacolli, Bardhi pretendon se fituesi dhe ndarja e aksioneve të koncesionit janë diskutuar paraprakisht në zyrën e Ballukut, ndërsa gara publike ka shërbyer vetëm si procedurë formale.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, këto pretendime ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si është administruar një pasuri strategjike publike dhe kërkojnë verifikim nga organet e drejtësisë.

Bardhi ka ngritur disa pikëpyetje drejtuar SPAK-ut, duke kërkuar të dijë se në çfarë faze ndodhet hetimi, nëse janë verifikuar deklarimet e Pacollit dhe dokumentacioni përkatës, si dhe nëse po hetohet përgjegjësia e të gjithë personave të përfshirë.

Ai ka kërkuar gjithashtu transparencë mbi kohën kur mund të dalin përgjegjësit përpara drejtësisë. Bardhi ka theksuar se pasuritë publike u përkasin qytetarëve shqiptarë dhe jo pushtetit politik apo interesave private, duke kërkuar që hetimi të zhvillohet pa ndikim politik dhe pa standarde të dyfishta.

Deklaratë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës duhet të hetohet pa vonesa, në mënyrë të plotë, të pavarur dhe me profesionalizmin maksimal. Pa ndikim politik, pa standarde të dyfishta dhe pa asnjë kompromis me përgjegjësit.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një tjetër rast të dyshuar të korrupsionit që ka rrënuar institucionet e shtetit shqiptar. Këtu bëhet fjalë për shkeljen e ligjit, të Kushtetutës dhe të detyrimeve që Shqipëria ka marrë përsipër në marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Europian.

Në këtë rast kemi të bëjmë edhe me një cenim të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. Ky është një regres serioz në rrugën europiane të vendit.

Dua të rikthej në vëmendje dëshminë publike të biznesmenit Behgjet Pacolli, të bërë disa muaj më parë. Sipas kësaj dëshmie, gara nuk ka qenë mekanizmi real për përzgjedhjen e fituesit. Përkundrazi, vendimmarrja për koncesionin dhe ndarja e interesave ekonomike janë diskutuar paraprakisht në zyrën e Belinda Ballukut, ndërsa procedura formale e garës ka shërbyer vetëm si fasadë.

Dëshmia e Pacollit ngre pikërisht dyshimin se koncesioni i Aeroportit të Vlorës është orientuar politikisht nga Edi Rama dhe administruar nga Belinda Balluku, e cila ka firmosur aktet përkatëse. Këto pretendime kërkojnë verifikim të plotë dhe përgjigje të qarta nga organet e drejtësisë

Veçanërisht shqetësuese është pjesa e dëshmisë që lidhet me takimet në zyrën e Belinda Ballukut, ku, sipas Pacollit, diskutoheshin jo vetëm emrat e përfituesve të koncesionit, por edhe përqindjet e aksioneve që do t’i takonin secilit, përpara se procedura të zhvillohej formalisht.

Po aq serioze është edhe dëshmia mbi interesin për të kënaqur partnerin turk në këtë marrëveshje dhe pretendimin se largimi i tij i mëvonshëm do t’u hapte rrugë interesave të tjera private dhe duarve të korrupsionit të Belinda Ballukut në një pasuri strategjike publike.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë të kapjes së një pasurie publike përmes vendimmarrjes politike dhe interesave private.

Dëshmia publike e Behgjet Pacollit përbën një element me rëndësi të veçantë për hetimin e SPAK. Ajo është bërë publike dhe, sipas informacionit të disponueshëm, është administruar edhe zyrtarisht nga organi i akuzës.

Megjithatë, mungesa e transparencës mbi ecurinë e hetimit dhe zvarritja e tij kërkojnë një përgjigje institucionale. SPAK duhet t’u japë përgjigje shqiptarëve:

Në çfarë faze ndodhet hetimi për koncesionin e Aeroportit të Vlorës?

A janë verifikuar plotësisht deklarimet e Behgjet Pacollit dhe dokumentacioni që lidhet me to?

A po hetohet roli i të gjithë personave që kanë marrë pjesë në vendimmarrjen për këtë koncesion, përfshirë Belinda Ballukun dhe Edi Ramëm?

Kur do të dalin përgjegjësit përpara drejtësisë?

Pasuritë publike nuk janë pronë e kryeministrit, e ministrave apo e klientelës së tyre politike dhe ekonomike. Ato janë pasuri e qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të ketë integrim europian me standarde europiane në letër dhe me praktika klienteliste në administrimin e pasurisë publike. Nuk mund të ketë barazi para ligjit nëse pushteti politik mbetet i pandëshkuar.

Etiketa: Afera e Aeroportit të VlorësBallukuBardhiKryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën
Aktualitet

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

17:24 - 23/11/26
Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike
Aktualitet

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

16:57 - 23/11/26
Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër
Aktualitet

Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër

16:34 - 23/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Afera e Aeroportit të Vlorës të hetohet pa vonesa, SPAK të japë përgjigje për Ramën dhe Ballukun!
Aktualitet

Bardhi: Afera e Aeroportit të Vlorës të hetohet pa vonesa, SPAK të japë përgjigje për Ramën dhe Ballukun!

18:08 - 23/11/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e...

Lexo më shumë
FSHF organizon kursin e Mjekësisë Sportive, në fokus ndihma e shpejtë dhe urgjencat mjekësore

FSHF organizon kursin e Mjekësisë Sportive, në fokus ndihma e shpejtë dhe urgjencat mjekësore

17:42 - 23/11/26
Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

17:24 - 23/11/26
Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

16:57 - 23/11/26
Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër

Kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët e akuzuar për trafikimin e 25 kg kokainë në Zvicër

16:34 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com